4 fitore në një raund nga ekipet italiane, ndodh pas 13 vitesh

Futbolli italian duket se po kthehet në vendin që i takon. Që prej 13 vjetësh, katër skuadra të Serisë A nuk fitonin të gjitha ndeshjet e tyre në fazën e grupeve të Champions League. Në sezonin 2005-2006 të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube, ishin Milani, Interi, Juventusi e Udinese që cilat fituan ndeshjet e tyre, ndërkohë këtë mesjavë flamurin italian e mbajtën lart Juventusi, Roma, Interi dhe Napoli.

Juventusi mori një fitore të pastër në shifrat 3-0 ndaj Young Boys duke u konfirmuar si ekip pretendent në këtë sezon, ndëkohë që Roma mundi 5-0 kundër Viktoria Plzen. Për të dytën ndeshje radhazi në Champions, Interi ktheu rezultatin nga 1-0 në 1-2, ndërkohë të kaltrit e Ancelottit mundën 1-0 nënkampionët e Evropës, Liverpoolin, me golin e Insignes në minutën e 90-të.

Ndoshta katër fitoret e arritura këtë mesjavë nuk do të thotë se klubet italiane do të rikthehen të dominojnë Europën, por, pa dyshim, ky është një hap më tej drejt rikthimit mes më të mirëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?