4 mungesa të sigurta, Reja projekton disa ndryshime në formacionin ndaj Hungarisë
Edy Reja i besoi të njëjtit formacion si në sfidat e fundit ndaj Polonisë, duke pësuar një humbje me “poker” 1-4. Edhe pse në lojë u panë sinjale të mira, në mbrojtje kishte sërish probleme. Tashmë përpara është sfida e së dielës kundër një rivali direkt në grup si Hungaria.
Reja do të jetë i detyruar të bëjë ndryshime në formacion, kjo pas përveç pikëve, ndaj Polonisë, Shqipëria humbi edhe 4 titullarë të cilët rrezikonin pezullimin për shkak të kartonëve. Kështu Kombëtarja nuk do të ketë në dispozicion Elseid Hysaj, Keidi Bare, Klaus Gjasulën dhe Rei Manaj. Albi Doka pritet të zëvendësojë Hysajn në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Në mesfushë Qazim Laçi pritet të nis nga minuta e parë në vendin e Gjasulas, ndërkohë që pritet me interes debutimi i Nedin Bajramit me ekipin përfaqësues. Fantazisti i Empolit do të vendoset pas shpinës së dy sulmuesve Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzunit, futbollistit të Ferencvaros që sipas të gjitha gjasave do të zërë vendin e Rei Manajt.
Shqipëria ka momentalisht 6 pikë në vendin e katërt në grupin I, një më pak se Hungaria e cila numëron 7 pikë në vendin e tretë.
KOHA JONË SONDAZH

