4 raste me koronavirus para ndeshjeve të kësaj jave në Seria A

Në pra të ndeshjeve të javës së katërt të Serisë A, shtohen rastet e infektimit të futbollistëve me COVID-19. Torino njoftoi se kanë rezultuar tri raste pozitive, me një lojtar dhe dy anëtarë të stafit.

Klubi “granata” nuk bëri të ditur emrat e tre personave në fjalë për të ruajtur privatësinë. Ndërkohë edhe te Crotone ka një rast pozitiv me Koronavirus pak orë para ndeshjes me Juventusin.

Bëhet fjalë për sulmuesin Dragus, i cili sapo është kthyer nga grumbullimi me Rumaninë U-21. Për këtë arsye, skuadra kalabreze është në izolim të plotë, por ndeshja me bardhezinjtë nuk është në rrezik.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?