4 shtete të Ballkanit kërkojnë organizimin e Botërorit 2030
Mund të jenë katër shtete europiane organizatorët e kampionatit Botëror për vitin 2030. Serbia, Bullgaria, Rumania dhe Greqia kanë si qëllim të kandidojnë për të pritur turneun saktësisht 100 vjet nga edicioni i parë që është mbajtur në Uruguai në vitin 1930, që kulmoi me fitoren e kombëtares pritëse.
Lajmi është konfirmuar pak minuta më parë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, gjatë një takimi me përfaqësuesit e insitutcioneve të tre shteteve të tjera të përfshira në kandidaturën e përbashkët. Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka shpjeguar Vucic, ka qenë i pari që ka promovuar projektin.
Prezantimi i kandidaturës, që u përcaktua pas takimit, paraqet një sfidë të madhe për të gjithë rajonin e Ballkanit dhe do të kërkojë investime masive nga një këndvështrim infrastrukturor, që synon ndërtimin e stadiumeve të reja dhe qendrave të përshtatshme për të pritur këtë ngjarje. Në rast se kandidatura rezulton e pasuksesshme, nuk mund të përjashtohet një ofertë për organizimin e kampionatin Europian në 2028.
KOHA JONË SONDAZH

