4 të paprekshmit e “Epokës Solari” në krye të Real Madrid-it

Fitorja shumë e vështirë në fundjavë ndaj Huesca-s ishte ndeshja e 9-të për Santiago Solarin në krye të Real Madridit, pasi zuri vendin e Julen Lopeteguit. Rezultatet në fakt kanë qenë pozitive, pasi strategu i ri ka arritur 8 fitore dhe një humbje. Nën drejtimin e tij janë evidentuar edhe katër futbollistë të “paprekshëm” në formacion: Courtois, Lucas Vázquez, Llorente dhe Ceballos kanë shpërthyer nën drejtimin e Solarit.

Courtois: Trajneri i Realit i ka dhënë fund rotacionit që përdorte trajneri Lopetegui në fillim të sezonit. Në të dyja ndeshjet e Championsit ndaj Plzen dhe Romës, portieri Courtois ishte titullar, ndërkohë që e njëjta gjë ka ndodhur edhe në ndeshjet e kampionatit. Keylor Navas ndërkohë luajti në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Melilla dhe mund të jetë sërish titullar në ndeshjen e fundit ndaj CSKA-s së Moskës, pasi kanë siguruar vendin e parë në grup.

Lucas Vázquez: Me Lopetegui-n luajti vetëm 421 minuta, vetëm 2 nga minuta e parë, në një total prej 12 ndeshjes. Nën drejtimin e Solarit gjërat kanë ndryshuar, pasi ai ka qenë titullar ndaj Plzenit dhe Romës. Vetëm në La Liga nuk ishte në fushë në humbjen katastrofike ndaj Eibarit, por ka qenë në fushë për 90 minuta ndaj Celta Vigos, Valencias dhe Huesca-s. Në duelin ndaj Valladolidit hyri nga stoli nga minuta e 69-të, ndërkohë që ishte titullar në ndeshjen e Kupës ndaj Melilla-s. Në total është aktivizuar në 559 minuta, duke qenë titullar në 5 nga 6 ndeshjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ceballos: Ashtu si Lucas Vazquez, ai është kthyer në një nga pikat kryesore ku mbështetet trajneri argjentinas. 555 minuta në fushë, teksa 4 prej ndeshjeve i ka filluar nga fillimi: Plzen, Eibar, Valencias-s dhe Melilla-s. Ndërkohë ai qëndroi në stol në ndeshjen ndaj Romës dhe Valadollidit. Me Lopeteguin situata ishte shumë ndryshe, pasi u aktivizua vetëm 514 minuta në 11 ndeshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Llorente: Mund të cilësohet si surpriza më e madhe e “Epokës Solari”. Pas dëmtimit të Casemros, ai fitoi në skuadrën madrilene për ndeshjen ndaj Romës. Nga 11 minuta me Lopeteguin, tashmë ai numëron 405 me argjentinasin. Një statistikë interesante është dhe fakti se në 4 ndeshje të luajtur në “Bernabeo”, skuadra merengues nuk ka pësuar gol. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?