5 arsyet pse Nurmagomedovi “shpërtheu”

Një nga momentet më të shëmtuara të historisë thuajse 25-vjeçare të UFC-së, e dha pas ndeshjes me Conor McGregor në UFC 229, Khabib Nurmagomedov. Rusi kërceu oktagonin dhe sulmoi ekipin e irlandezit, duke nisur një sherr masiv të pazakontë në evente të tilla. Një situatë e krijuar nga provokimet e vazhdueshme të ish-kampionit dhe për të cilën më vonë Khabib kërkoi falje.

McGregor humbi titujt e tij UFC Para UFC 229.

McGregor nuk kishte konkurruar për pothuajse dy vjet (nëntor 2016 në UFC 205). Në mes ishte ndeshja e tij e boksit kundër Mayëeather dhe kthimi i tij ishte vënë në pikëpyetje. Kompania gjithmonë e mbrojti atë, por përballë presionit të pjesës tjetër të luftëtarëve, UFC-ja zgjodhi në prill që t’i hiqte titullin e peshës së lehtë. Ky veprim u mor si mungesë respekti nga ish-kampioni, i cili filloi të lërë mesazhe në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmi ndaj autobusit të Khabibit

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjesti i Khabibit ishte i turpshëm por nuk ishte më e paktë ajo që bëri McGregori. Rusi do të ndeshej për titullin e peshës së lehtë në UFC 223. Irlandezi sulmoi autobusin e Khabibit duke plagosur tre luftëtarë. Kjo ngjarje i kushtoi shërbim në komunitet dhe gjobë.

Konferenca e parë për shtyp

Që kur u konfirmua data e përballjes, McGregor e shfrytëzoi kohën përpara ndeshjes për të postuar në rrjetet sociale provokime të ndryshme. Kulmi ishte në konferencën e përbashkët për shtyp. McGregor akuzoi Khabibin se kishte lidhje me oligarkët rusë, sulmoi fenë e tij dhe babanë e tij.

Sjellja në konferencë dhe peshim

Vonesa në konferencën për shtyp dhe sjellja e McGregorit në peshim bënë që armiqësia të rritej edhe më shumë. Një provokim në të cilin Khabibi ra, por jo përpara përballjes, por pas saj.

McGregor dhe titujt

Në të njëjtën konferencë për shtyp, Khabib sulmoi edhe Dana White, Presidentin e UFC, të cilin ai e qortonte për qëndrimin e tij kur fliste për titujt me të cilët McGregor u shfaq në eventet e mëparshme publike. “Më lëndon që Dana White thotë se McGregor vjen me tituj, por ato tituj janë të Holloway dhe Khabib”, tha ai. Për Khabbin, referencat e vazhdueshme për “titujt e irlandezit” ishin një tjetër shkak për “shpërthimin” e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?