5 arsyet se përse Barcelona s’fiton më në transfertë ndaj ekipeve të mëdha

 

Barcelona doli i pamundur nga “Stamford Bridge”. Një lojë e dobët pa shumë ritëm, që i shërbeu skuadrës së Valverdes për të dalë me një pikë pas golit të Uillian në pjesën e dytë në duelin e së martës. Goli i Mesit nuk mund të “fshinte” një ndeshje të dobët të skuadrës katalanase, e cila nuk është më njëlloj si në vitin 2017. Gazeta “Marca” ka rreshtuar disa nga arsyet e ndryshimit që ka pësuar ekipi blaugrana.

Barcelona shënon pak

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipi i Valverde ka humbur shumë në fazën sulmuese pas largimit të Nejmar. Në muajin e fundit, me përjashtim të fitores 0-5 kundër Betis, katalanasit kanë shënuar vetëm nëntë gola në njëmbëdhjetë ndeshje. Statistika aspak të denja për Barcelonën, e cila shquhet si një ekip shumë sulmues. Mesi nuk ka shënuar në 5 nga këto 9 ndeshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kontributi i pakët i transferimeve të reja

Trajneri Valverde, po mbështet më shumë te “garda e vjetër”. Të martën dyshja Mesi-Iniesta, me kombinimin e tyre sollën dhe golin e barazimit në “Stamford Bridge”. Valverde nuk është i bindur nga asnjë prej blerjeve të bujshme. Kutinjo, nuk mund të aktivizohet këtë sezon në Champions, por që deri më tani ka spikatur vetëm me një gol ndaj Valencias, ndërkohë që Paulinjo në vitin 2018 duket shumë larg formës së tij më të mirë dhe kjo u duk edhe në zëvendësmin e menjëherëshëm pas pësimit të golit. Semedo është aktivizuar në disa ndeshje, ndërkohë që për Jerri Minën është ende herët për të kërkuar rezultat edhe pse në Londër është lënë jashtë ekipit.

Mungesa e efektivitetit

Ndeshja ndaj Çelsit tregoi se ky ekip ka nevojë për më shumë futbollistë në Evropë. Kutinjo nuk mund të luajë në Champions, ndërkohë që Paulinjo dhe Dembele ende nuk kanë mundur që të bindin trajnerin Valverde. Mungesa e tyre kanë bërë që “garda e vjetër” Messi, Iniesta, Suarez, Buskets dhe Rakitiç të luajnë gjithmonë nga minuta e parë, dhe kjo e ul dukshëm edhe produktivitetin e tyre në duele të ëndësishme.

Shumë minuta për lojtarët kryesorë

Skuadra paraqet mungesë freskie te lojtarët kryesorë. Futbollistë më të rëndësishëm por grumbullojnë shumë minuta në këtë pjesë të sezonit që është shumë e ngarkuar. Shembulli më i qartë është Pike, i cili është detyruar që të luajë në ndeshjet e fundit edhe pse ka pasur probleme fizike. Në “Mestalla” dhe në “Stamford Bridge” ai ka “forcuar dhëmbët”.

Vështirësi në fusha të mëdha

Ekipi i Valverdes ka vështirësi të mëdha në transferuat ndaj ekipeve të njohur. Duke përjashtuar fitoret ndaj Realit në La Liga dhe Valencias në Kupën e Mbretit. Barcelona nuk ka mundur që të fitojë në “Uanda Metropolitano”, “Mestalla” në La Liga, “Allianz Stadium” dhe “Stamford Bridge” në Champions, Real Madrid në Superkupë dhe në dy ndeshjet ndaj Espanjolit.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?