5 yjet që mund të jenë pasuesit e Mesit dhe të Ronaldos
Në ditën kur Kristiano Ronaldo ka mbushur 33 vjeç, tabloidi prestigjioz “The Guardian” i ka dedikuar një speciale për talentet që pritet ta pasojnë te madrilenët. “Kush do jenë pasuesit? Një pyetje e mirë? Shoh disa lojtarë me potencial të madh, Asensio, Mbape, Nejmar, Dembele, Hazard, Rashford… dhe të tjerë. Në gjeneratën e re janë të paktën 10 lojtarë me potencial të madh”, u shpreh Kristiano Ronaldo teksa mbante në dorë “Topin e Artë” e pestë në karrierë dhjetorin e kaluar. Ka kaluar një dekadë që nga hera e fundit që dikush tjetër veç tij dhe “Pleshtit” kanë arritur që të fitojnë trofeun më të rëndësishëm individual.
Kilian Mbape (PSG): Talenti francez do të bëhet lojtari i tretë më i shtrenjtë i historisë kur 19-vjeçari të finalizojë transferimin nga Monako te PSG. Shuma që PSG do të paguajë është 145 milionë euro, dhe 35 milionë që janë bonuse, ku përfshihet edhe 20 milionë euro nëse fiton “Topin e Artë”. Ai është i biri i një ishish-ylli të hendbollit algjerian, teksa ka shënuar 26 gola në sezonin e parë në Paris. Javën ardhshme ai do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Realit, skuadra që mund të ishte e ardhmja e tij.

Marko Asensio (Real Madrid): Po të mos ishte ndërhyrja e Realit, ai tashmë do të ishte pjesë e Barcelonës. Në verën e 2015 presidenti i Reali, Florentino Perez, telefonoi 16-herë kampionin e Grand Slam dhe i kërkoi ndihmë për të blerë lojtarin i cili vuante nga një dëmtim kronik në gju në moshë të re, por në atë kohë luante në vendlindjen e Nadal, Majorka. Pasi kaloi një sezon i huazuar te Espanjol, Asensio u përshtat menjëherë te skuadra e Zidane dhe shënoi tetë gola në sezonin e tij të parë. Këtë sezon nuk ka shkëlqyer, duke vënë në diskutim dhe pjesëmarrjen e tij për në Kupën e Botës.

Osumane Dembele (Barcelona): 5 muaj më parë ai u transferua në “Camp Nou për një shumë 130 milionë euro, por vazhdon të mbetet jashtë i dëmtuar. Një tërheqje muskulore në debutimin e tij në shtator dhe një tjetër muajin e kaluar e kanë mbajtur jashtë fushave. Dembele padyshim që i ka të gjitha atributet për të qenë një nga më të mirët: shpejtësi shpërthyese, aftësinë për të kaluar kundërshtarin, godet mirë me të majtën dhe të djathtë dhe ka një balancë të shkëlqyer.

Jadon Sanço (Borusia Dortmund): Kur Dortmundi i dha numrin 7 një 17-vjeçari, ishte një zgjedhje që i bëri të gjithë kurioz për të. I votuar lojtari i turneut në Kampionatin Evropian të U-17, atij iu mohua e drejta për të luajtur në fazën e grupeve të Kupës së Botës për U-17 nga Dortmund që kishte nevojë për të. Deri më tani ai ka luajtur në 5 ndeshje në Bundesligë, dhe ka dhënë vetëm një asist në barazimin 1-1 ndaj Hertës së Berlinit.

Gabriel Zhezus (Mançester Siti): Sulmuesi i Sitit u shpall golashënuesi më i mirë i Brazilit në kualifikueset e Kupës së Botës, duke shënuar 7 gola në 10 ndeshje. Në Premier League, ai ka gjetur rrjetën tetë herë këtë sezon përpara se të pësonte një dëmtim në gju. Fati nuk është me të, pasi do të mbetet edhe për pak javë jashtë fushave të lojës, por talentin e ka për të qenë pasuesi i Ronaldos dhe Mesit.

KOHA JONË SONDAZH

