FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Ajax: I lumtur që luan Ronaldo, nuk do të jetë si me Realin

Ajax do të synojë që të përsërisë paraqitjen fantastike ndaj Real Madrid, por rivali i radhës në çerekfinale do të jetë Juventusi. Trajneri i ekipit holandez, Etik ten Hag ka shprehur besim se “djemtë e tij” do të bëjnë një lojë shumë të mirë, ndërkohë që shprehur kënaqësinë që do të sfidonte Ronaldon.

“Mendojmë vetëm për Juven, ndaj tyre duhet të tregojmë të gjitha kualitet tona. Në Eredivise jemi të parët (71 pikë së bashku me PSG) dhe duam të fitojmë titullin, por ndeshja e nesërme do të jetë diçka ndryshe. Nuk do të jetë një ndeshje e ngjashme si ajo me Real Madridin, por do të luajmë në mënyrën tonë. Jemi të lumtur që do të jetë Cristiano Ronaldo sepse ne duam të përballemi me më të mirët. Do të ndihet ndërkohë mungesa e Chiellinit, pasi është një futbollist shumë i rëndësishëm për Allegrin.

Kemi një mesfushë që luan shumë mirë me topin dhe kur nuk e kemi na ndihmojnë që ta rikuperojmë sa më parë të jetë e mundur. Në këtë moment jemi shumë mirë taktikisht. De Jong e De Ligt? Janë dy futbollistë të jashtëzakonshëm. Nesër do të përballemi me Juven, më pas do të shohim. Mendoj se është e rëndësishme që Ajax është rikthyer në nivele të tilla në Europë. Çdo sezon arrijnë deri në fund thuajse të njëjtat ekipe dhe është bukur që ka surpriza të tilla”, deklaroi trajneri i Ajax-it. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?