8 vite pa mundur Juven në Torino, suksesi i fundit me trajner Allegrin dhe shënues Gattuson (VIDEO)
Sot në orën 18:00 do të luhet derbi mes Juventusit dhe Milanit në “Allianz Stadium”. Kuqezinjtë nuk fitojnë në shtëpinë e bardhezinjve prej shumë vitesh. Skuadra torineze ka fituar 7 ndeshjet e undit të luajtura në stadiumin e tyre, ndërkohë që për herë të fundit janë mundur më 5 mars 2011.
Ndeshja do të përfundonte 1-0 në favor të Milanit që drejtohej nga Allegri, ndërkohë që golin vendimtar do ta shënonte Rino Gattuso. Në minutën e 67-të, ai rrëmben një top në hyrje të zonës dhe me një goditje të lehtë arrin që të mposhtë Buffon-in.
Ky është formacioni i Milanit në atë ndeshje: Abbiati; Abate, Nesta, T. Silva, Jankulovski; Gattuso, Van Bommel, Flamini; Boateng (46′ Robinho); Cassano (69′ Seedorf), Ibrahimovic. Trajner: Allegri
KOHA JONË SONDAZH

