9 gola radhazi, Kramaric në gjurmët e rekordit të Ronaldos dhe Messit

Sulmuesi i Kroacisë dhe njëkohësisht i Hoffenheim, Andrej Kramaric është duke kaluar një ndër momentet më të mira në karrierën e tij. Ai ka arritur të shënojë 9 herë në mënyrë të njëpasnjëshme duke mos e ndërprerë ecurinë e golave. Goli kudër Manchester City-itnë Ligën e Kampionëve ishte goli i tij i nëntë radhazi.

Ecuria  e Kramaric ka nisur që nga goli kundër Lion në fillim të nëntorit në Ligën e Kampionëve, dhe më pas ai ka shënuar ndaj Ausburg, Spanjës, Anglisë, Herthës, Shakhtar, Schalkes, Ëolfsburg dhe së fundmi ndaj ekipit anglez.

Mesfushori kroat ka arritur kuotën e 5 golave në Champions, por në fund nuk mjaftuan për t’i dhënë kualifikimin ekipit të tij. Nëse arrin të shënojë dhe në ndeshjen e radhës Kramariç barazon rekordin e Ronaldos duke shënuar 10 gola në 10 ndeshjet e fundit, por është akoma larg “yllit” argjentinas, Leonel Messi-t i cili ka arritur të shënojë në 21 ndeshje radhazi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?