FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

A është Tonali pasardhësi i tij tek Italia? Ja si përgjigjet Andrea Pirlo

Andrea Pirlo, ish-mesfushori i përfaqësueses së Italisë foli në lidhje me shortin për Kampionatin Europian 2019, për U-21.

I emëruar ambasador i U-21 për Euro 2019, në një intervistë dhënë për “Rai Sport”, Pirlo theksoi cilësinë në përfaqësuesen azzurre, veçanërisht duke konfirmuar forcën veçanërisht të atij që mund të shndërrohet në trashëgimtarin e tij.

Në grup me Spanjën, Poloninë dhe Belgjikën, Italia përgatitet të përjetojë një Europian prej protagonist.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pirlo është i bindur te vlerat e skuadrës dhe nuk beson se azzurrët e vegjël duhet t’i tremben ndonjërit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jemi Italia, luajmë në shtëpi, nuk duhet të kemi frikë nga kundërshtarët. Kemi letrat në rregull për t’ia dalë mbanë”, deklaroi Pirlo, i cili në lidhje me eksperiencën e tij personale tek U-21 u shpreh: “Europiani i U-21 ishte një trampolinë e rëndësishme për mua, dhe manifestimi i parë ndërkombëtar i rëndësishëm që bëhet me kombëtaren. Ruaj kujtimet e një fitore të madhe, shpresoj të mund të përsëritet.

A është Tonali pasardhësi im? Është i ri, i mirë, duhet të rritet dhe të bëjë shumë, por ndodhet në rrugën e duhur”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?