Abazaj dështon te Anderlecht, shpërthejnë mediat belge: Nuk është talent premtues!

Transferimi i Kristal Abazaj, nga Luftëtari te Anderlecht në Belgjikë, ishte një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së verës në Superligën shqiptare. Ishte një transferim që në atë kohë u vlerësua shumë nga skuadra belge, e cila shprehej se po merrnin një sulmues shumë premtues nga Shqipëria. Kristal Abazaj, ishte një nga lojtarët më të mirë të Superligës shqiptare në sezonin e shkuar me skuadrën gjirokastrite.

Gjatë fazës përgatitore, Abazaj luajti në disa ndeshje miqësore, madje pati dhe momente të mira, mirëpo me nisjen e kampionatit futbollisti nuk u aktivizua. Trajneri tha se atij i duhej kohë për t`u përshtatur me skuadrën. Por në Belgjikë kanë nisur dyshimet e para për transferimet e bëra nga klubi i Anderlecht gjatë verës.

Kryeredaktori i gazetës belge “voetbalnieuws.be”, Stephan Keygnaert, ka shkuar një lajm për dy sulmuesit e krahut të afruar gjatë verës nga Anderlecht. Bëhet fjalë pikërisht për Kristal Abazaj dhe Luka Adziç, që sipas gazetës belge janë dy dështime të merkatos. Madje ato shkojnë më tej kur pohojnë se dy futbollistët nuk mund të quhen as premtues. “Dy blerje nga Anderlecht dështojnë plotësisht. Nuk mund të quhen as premtues”-shkruan gazeta belge.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?