Abazaj: Kam pasur probleme fizike, me Gurin do formonim një dyshe të mirë!
Kristal Abazaj ishte padyshim një ndër më të mirët në fushën e lojës në fitoren e sotme të Luftëtarit ndaj Kukësit, jo vetëm për golin e shënua, por edhe për lojën në tërësi. Vetë sulmuesi i ekipit gjirokastrite u shpreh i lumtur, duke treguar se ka pasur probleme fizike në javët e fundit.
“Duhet të humbnim javën e kaluar, për të bërë një autokritikë. Nuk është turp të rrihesh nga Partizanit, por ashtu si u mundëm, me 3 gola, ishte e pafalshme. Vija pas 3-4 ndeshjeve me lëkundje, sepse kam pasur disa probleme fizike. Unë kur jam në 100%, arrij të jap më të mirën time. Sot jam i kënaqur për 3 pikët e marra në veçanti, por edhe për paraqitjen time në fushë. Guri është një lojtar mjaft i mirë, dhe do ishte mirë të isha në një repart sulmi me të”, u shpreh Abazaj pas ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

