Aberdeen refuzon ofertën e parë nga Seria A për Ramadanin

Skuadra e Aberdeen ka refuzuar ofertën prej 850 mijë paundësh për Ylbre Ramadanin. Mesfushori shqiptar së fundmi ka marrë një ofetë nga skuadra e Lecces, ndërkohë që në garë është dhe Hellas Verona.

Mediat në Skoci konfirmojnë një ofertë, ndërkohë që në Itali shkruajnë se ende nuk është bërë një propozim. E sigurt është që oferta duhet të jetë më e lartë se zërat e fundit që qarkullojnë.

Për momentin nuk ka një akord mes Lecces dhe Aberdeen, megjithatë futbollisti shqiptar ia ka bërë të qartë dëshirën e tij drejtuesve skocezë dhe është i bindur se dy klubet do të gjejnë gjuhën e përbashkët në ditët në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?