“Adidas” pasuron Real Madridin me 1.6 miliard euro, ja detajet e akordit

Real Madrid po përgatitet për një marrëveshje të re me “Adidas”. Kjo kontratë do të sjellë në arkat e “Los Blancos” deri në 1.6 miliardë euro gjatë 12 viteve të ardhshme, me një shumë fikse prej 120 milionë eurosh në sezon. Ndryshimet në kontratën ekzistuese të sponsorizimit me firmën e njohur gjermane të veshjeve dhe materialeve sportive, të firmosur në vitin 2016, dukeshin të pashmangshme.

Nënshkrimi i marrëveshjes së re do të firmoset para përfundimit të këtij sezoni dhe e shtyn “martesën” mes Real Madridit dhe “Adidas” deri më 2031.

Klubi bardhë bëhet më i paguari nga firma e njohur gjermane, e cila do të ketë tashmë hapësirën e vet të dedikuar në “Santiago Bernabeu” e ri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?