FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Adili ndëshkohet me të kuq dhe më pas kërkon sherr me Memellin (VIDEO)

Pjesa e dytë e ndeshjes mes Skënderbeut dhe Vllaznisë nisi me një ngjarje të pazakontë që do të bëhet objekt edhe i komisioneve disiplinore të FSHF-së. Mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili, në pushimin e ndeshjes u konfrontua me Zguron e më pas me trajnerin e korçarëve, Migen Memelli.

Pas pushimit, gjyqtari Enea Jorgji u tregoi të tre protagonistëve kartonin e verdhë dhe për Adilin ishte i dyti, duke dalë me të kuq e lënë skuadrën e Vllaznisë me 10 futbollistë në vijimin e ndeshjes.

Por gjithçka nuk mbaroi këtu. Adili, pasi kërkoi shpjegime nga Jorgji, iu kthye përsëri Memellit dhe kërkoi përplasjen me të, duke e ftuar që të vazhdonin “dialogun” në dhomat e zhveshjeve me fyerje. Vetëm ndërhyrja e forcave të sigurisë shmangën përplasjen fizike mes tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?