Agim Canaj rikthehet te Vllaznia, drejton stërvitjen e sotme

Një javë pasi u pa për herë të fundit në Shkodër në drejtim të stërvitjes së Vllaznisë, Agim Canaj është rikthyer te skuadra kuqeblu. Trajneri i mirënjohur, ndaj të cilit u ushtrua presion për t’i ndërhyrë në vendimmarrje, na shuar dyshimet për të ardhmen e tij.

Fillimisht u raportuar se Canaj u largua drejt Anglisë, për arsye personale, duke vënë në dyshim vijimin e punës vetëm pak ditë pasi ishte emëruar në krye të Vllaznisë.

Gjithsesi, 56-vjeçari, këtë të mërkurë ka marrë sërish “frenat” e skuadrës, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga ndeshja me Erzenin, që do të zhvillohet të dielën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?