Agjenti: Hysaj i lumtur te Napoli, po punojmë për rinovimin

Agjenti i Hysajt, Mario Giuffredi, ka folur sot për radion Kiss Kiss Napoli, në lidhje me rinovimin e kontratës së shkodranit me skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti. Ai theksoi dëshirën e Hysajt për të qëndruar sa më gjatë me napolitanët, ndërsa tregoi edhe një prapaskenë, me bisedimet e rinovimit, që kishin filluar që në muajin maj.

“Bisedimet për rinovimin e Hysajt filluan që në fund të sezonit të kaluar, por me largimin e Sarrit dhe mundësinë për t’u larguar, u ndërprenë edhe diskutimet e kontratës së re. Tani po presim shtatorin, për të folur për një tjetër kontratë të Elseidit, me Napolin. Ai beson te projekti i Napolit dhe nuk ka mbetur i zhgënjyer, por kërkon të kontribuojë gjithnjë e më shumë për skuadrën”, tha Giuffredi.

Menaxheri i mbrojtësit të kombëtares shqiptare tregoi se edhe presidenti De Laurentiis ishte pro rinovimit të kontratës dhe madje ishte i hapur edhe për heqjen e klauzolës së prishjes së saj për 50 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?