FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Agjenti i Hysajt kërcënon Napolin: Nëse është rezervë, do ta largoj …

E ardhmja e Elseid Hysajt vazhdon të jetë një temë diskutimi në mediat italiane. Agjenti i mbrojtësit shkodran, Mario Giuffredi i ka hedhur edhe më shumë “benzinë zjarrit” duke theksuar se Hysaj mund të largohet nëse do të vijojë që të jetë një rezervë për trajnerin Ancelotti.

“Në verë, Hysaj mund të shkonte te Chelsea i Sarrit. Ancelotti i tha se e vlerësonte, por faktet tregojnë se në periudhën e fundit nuk është më i rëndësishëm për klubin. Nëse është bërë një rezervë, atëherë jemi gati të largohemi dhe të kërkojmë shitjen që në janar.

Nuk vëmë në diskutim zgjedhjet e Ancelottit, por Hysaj nuk e meriton këtë sjellje. Mund të jetë fazë e përkohshme, por duhet sqaruar kjo situatë. Mund të flitet hapur dhe publikisht. Flasim për një nga mbrojtësit e krahut më të mirë në Europë, kjo gjë po e penalizon. Jemi gati të flasim, do të heq Hysajn nga aty nëse na thonë se është bërë rezervë që këtë muaj”, deklaroi Giuffredi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?