FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Agjenti i Hysajt: Klauzola e ka penguar që në verë të shkonte te …

Elseid Hysaj gjatë këtij sezoni është kritikuar pas disa ndeshjeve për shkak të kontributit të pakët që jep në aksionet sulmuesi.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ndeshjen e fundit që u aktivizua me skuadrën e Napolit luajti si mbrojtës i majtë dhe arriti të bënte një ndeshje të shkëlqyer.

Ka mjaftuar kjo që agjenti i tij, Mario Giuffredi t’u mbyllë gojën kritikave për klientin e tij duke thënë: “Hysaj? Ai luajti kundër Sasuolos në krahun e majtë dhe u përshtat mirë me atë rol. Ai nuk shikon se ku luan, trajneri ta vendosi ku të dojë ai do të luajë një ndeshje të madhe. Elsi ka qenë një ndër lojtarët me rendimentin më të mirë në Europë. Mjaftojnë vetëm 2-3 ndeshje që ndaj tij të vërshojnë kritikat. Unë mendoj se gjithmonë përgjigja duhet dhënë në fushën e lojës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rinovimi? Nuk kemi folur për të, nuk është një prioritet. ai ka ende dy vite kontratë dhe do të vazhdojë të provojë të rrisë performancën e tij. Pa kluzolën, ndoshta do të kishte shkuar te Chelsea këtë verë”, deklaroi agjenti i mbrojtësit shkodran.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image result for giuffredi hysaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?