Agjenti i Hysajt: Nuk largohet, shumë njerëz do të kapërdijnë fjalët

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi, ka bërë edhe një tjetër përmbledhje të situatës që po kalon mbrojtësi shqiptar te Napoli. Duke folur për mediat italiane, ai ka shpjeguar se problemet e Hysajt lidhen me ndryshimin e trajnerit.

“Ai në karrierën e tij kishte vetëm Sarrin, për këtë arsye po vuan. Ka vetëm një mënyrë për të menduar futbollin. Duhet t’i jepet kohë të asimilojë kërkesat e reja që i janë bërë nga trajneri i ri. Ai ka qenë një lojtar i vlefshëm më parë dhe është i tillë edhe tani. Nëse do të qëndrojë te Napoli, do të bëjë që shumë njerëz të kapërdijnë fjalët që kanë thënë për të…

Nuk ka asnjë të re për rinovimin. Do të flasim përsëri pas merkatos së janarit. Këtë verë mund të shkonte te Chelsea, por nuk u bë asgjë. Sarri e dëshironte në ekip, por Hysaj ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh. De Laurentis do të kishte pranuar edhe 40-45 milionë euro, por bisedimet nuk filluan kurrë. Për të lënë të lirë Sarrin, Napoli vendosi një klauzolë që i ndalonte Chelsea të blinte lojtarë të tjerë përveç Jorginhos”, tha menaxheri i futbollisti shkodran.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?