FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Agjenti i Hysajt: Qëndron te Napoli, me ose pa Sarrin!

Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Xhiufredi ka vendosur që të shuajë zërat e merkatos për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar. Në ditët e fundit mediat angleze kanë aluduar rreth një kalimi të mundshëm të Hysajt te Mançester Junajtid në merkaton e kësaj vere por në një intervistë për Radio “Kiss Kiss” që qëndron shumë pranë klubit të Napoli, menaxheri i kuqeziut ka theksuar se me apo pa trajnerin Sarri, Hysaj do të qëndrojë tek Napoli.

“Hysaj qëndron te Napoli me ose pa Sarrin. Me siguri që nëse trajneri qëndron, do të jetë i lumtur, por edhe nëse largohet, presidenti De Laurentis kërkon që të ndërtojë një ekip kompetitiv. Do të jetë bukur që vijojë me Sarrin, por Elseid kërkon të mbetet jashtë kësaj çështje”, ka thënë agjenti. /Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?