FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Agjenti i Ronaldos shpërthen pas shortit: Ky është një turp, qesharake …

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes është shfaqur shumë i mërzitur pas hedhjes së shortit, sepse UEFA i dha çmimin e futbollistit më të mirë Modric dhe jo Cristianos. Agjenti portugez e konsideron të padrejtë fakti që ylli i Juventusit nuk ka marrë çmimin.

“Futbolli luhet brenda katër kuadrateve të fushës dhe kjo është ajo ku fitoi Cristiano. Ai shënoi 15 gola, duke marrë Realin në shpinë dhe duke fituar përsëri Championsin. Është vetëm qesharake; një turp. Fituesi nuk duhet të kishte asnjë dyshim se kush ishte, Cristiano është më i miri në pozicionin e tij”, tha Jorge Mendes për Record.

Cristiano për shkak se e dinte që nuk kishte marrë këtë çmim refuzoi të merrte pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Montecarlo. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?