FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Agjenti konfirmon momentin e negativ të Hysajt: Po vuan përshtatjen me Ancelotti-n

Elseid Hysaj ka humbur postin e titullarit nën drejtimin e Carlo Ancelotti. Edhe ndaj Crvena Zvezdës, ai e nisi ndeshjen në pushimin e ndeshjes duke znë vendin e të dëmtuarit Albiol, ndërkohë që Maksimovic u postua në qendër.

Mbrojtësi shqiptar po negocion për kontratën e re me klubin e të kaltërve dhe është një ndër lojtarët e pakët që po vuan për të luajtur si në kohën kur ishte nën drejtimin e Sarrit. Mario Giuffredi, agjenti i tij ka reaguar në një intervistë të dhënë për “Radio Kiss Kiss”.

“Të gjithë i dimë vlerat e tij, momentet negative ekzistojnë, por jam i bindur se ai do të rikthehet në nivelet që jemi mësuar ta shohim. Ka vuajtur pak përshtatjen me futbollin e Ancelotti, pasi ka luajtur thuajse të gjithë karrierën nën drejtimin e Sarri. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?