Agnelli: Ja kur e njoha Allegrin, numrat e tij janë të jashtëzakonshëm

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli është shfaqur në konferencë për shtyp në krahë të Allegrit të shkarkuar ditën e djeshme. Numri një i bardhezinjve ka sqaruar fillimisht momentin kur vendos për t’i besuar postin e trajnerit dhe më pas e falënderoi për një nga periudhat më të rëndësishme në histori.

“Max Allegri është një nga trajnerët që ka shkruar historinë me Juventusin. Ai ka fituar 5 trofe radhazi i vetëm. Më kujtohet marsi i vitit 2013, kur ishim duke shkuar për të ndjekur finalen e Championsit mes Bayernit dhe Dortmundit, në të njëjtën hotel ishte edhe Allegri. I thash Paraticit që ai do të bëhej trajneri i ardhshëm i Juventusit. Pritëm 14 muaj dhe më pas ai erdhi te ne, edhe pse mes kontestimeve. Tregoi një kurajo të madhe. Numrat flasin qartë, ashtu si edhe titujt  fituar. Janë të pabesueshme që të fitosh kaq shumë në 5 vite.

Në këtë rrugëtim, ajo që më ka bërë më shumë krenar është fakti që kam gjetur një mik të sinqertë, me të cilin mund të diskutosh dhe të përballesh për shumë argumenta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Isha i bindur për të vijuar me Allegrin, isha i sinqertë pas ndeshjes me Ajaxin. Më pas ishte analiza nga të gjithë, ku Allegri ka treguar inteligjencë për të mirën e grupit dhe ekipit. Me shumë trishtim, mund të them se këtu mbyllet një cilik, nga më fitueset në histori. Faleminderit Max për atë ke bërë”, ka deklaruar Agnelli. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?