Agnelli: Ronaldo më i miri në botë, por askush s’është më i madh se Juvja

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka folur për Cristiano Ronaldon, duke e thumbuar në distancë pas largimit të tij gjatë verës. Numri një i bardhezinjve është shprehur se askush s’mund të jetë mbi ekipin.

“Kemi pasur fatin dhe kënaqësinë të kemi në skuadrën tonë për tre sezone një si Cristiano Ronaldo, që është futbollisti më i mirë në botë. E falënderoj për kënaqësinë që na ka dhënë, por më vjen keq që në një vit e gjysmë nuk patëm publikun në shkallët e stadiumit.

Megjithatë është fanella e Juventusit që kërkon përgjegjësi, jo shokët e skuadrës apo puna. Ky klub është më i madh se të gjithë futbollistët që kanë pasur fatin të luajnë për të që nga 1987-a”, deklaroi Agnelli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?