FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Agnelli: Ronaldo qershia mbi tortë, është një super hero

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli mendon se Cristiano Ronaldo personifikohet me bardhezinjtë, duke ju referuar efektit qëka pasur portugezi që pas transferimit.

“Ronaldo nuk është Juventusi dhe Juventusi nuk është Ronaldo, por shumë më tepër se kaq. Mund të them se portugezi është qershia mbi një tortë shumë të shijshme, të ndërtuar me shumë pasion e kujdes ndër vite”, deklaroi numri 1 i juventinëve.

Andrea Agnelli nuk i kurseu komplimentet për yllin portugez të skuadrës, por preferoi të mos komentojë asgjë, në lidhje me skandalin seksual që po shqetëson Cristiano Ronaldon në javët e fundit, pasi akuzave të modeles amerikane Kethryn Mayorga për përdhunim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ronaldo është një vlerë e shtuar dhe Juventusi ka blerë një super hero. Fëmijët nga e gjithë bota e kanë shembull Ronaldon dhe tashmë e ndjekin edhe më shumë atë dhe Juventusin”, tha Agnelli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?