Agolli: Më duket sikur nuk jam larguar asnjëherë nga kombëtarja

Ansi Agolli do të jetë sërish kapiteni i Kombëtares në ndeshjen ndaj Izraelit. Mbrojtësi foli në prag të ndeshjes në “Elbasan Arena”, ku u shpreh i lumtur për rikthimin te kuqezinjtë.

Dukeni se jeni afruar në një pikë kritike. Por ka nevojë më shumë se kurrë për ju…

Ne do të jemi gati, kurdoherë që Kombëtarja ka nevojë. Për çdo futbollist shqiptar Kombëtarja është maksimumi. Vijmë këtu japim eksperiencën tonë dhe ndihmën tonë. Vijmë këtu për të bërë maksimumin në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si e keni gjetur ambientin e Kombëtares. Si janë dukur 2 miqësoret e fundit? Ka ndryshuar?

Swiss Digital Mobile Reklama

Më duket sikur skam ikur nga Kombëtarja, dhe kam 1 jetë. Po të njëjtët djem, që do të japin maksimumin. Është një klimë pozitive. Kemi punuar mirë. Skuadra është gati për nesër. Nuk është momenti të kujtojmë humbjet në miqësore. Në bazë të humbjeve, grupi ka marrë shumë mësime. Nesër do të jetë diçka ndryshe.

A ka një objektiv Kombëtarja për sa i përket Ligës së Kombeve?

Është herë të flasim për fundin. Është eksperiencë e re. Objektivi i parë i jonë është të paraqitemi mirë dhe pse jo të fitojmë ndeshjen. Do shikojmë ecurinë e skuadrës.

Cili është problemi që Kombëtarja pëson shumë gola?

Nuk mendoj që mund të bëjmë lidhjen pasi Kombëtarja, para se të shkonim në Europian, ka ardhur çdo gjë spontane. Morëm rezultatet që na çuan në Europian. Ti lemë mbrapa çfarë ka ndodhur. Nesër është ndeshja e vërtetë. Besoj se jemi gati.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?