FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ahmataj: Ndaj Kukësit do të jetë si finale, japim maksimumin!

Skënderbeu nesër përballet me Kukësin në Korçë dhe një ditë më parë tifozët ultras kanë pasur një mesazh për futbollistët dhe kërkojnë reagim pas barazimit në shtëpi me Apoloninë. Në lidhje me atë që ndodhi ka folur edhe trajneri Julian Ahmataj në konferencën e zakonshme para ndeshjes.

“Është gjë pozitive, që ambienti që e rrethon skuadrën dhe qytetin është dashamirës për ta mbajtur këtë skuadër në nivel të lartë. Normalisht bëjnë mirë, pasi të gjithë sportistët që janë në skuadër kanë nevojë të ndjejnë ngrohtësinë që ka ky qytet për sportin.

Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që në pjesën e parë të sezonit nuk ishim aq të fortë sa duhet, sidomos në repartin e mbrojtjes ku kishim shumë probleme. Jemi munduar të përmirësohemi, pasi jemi në fazën finale të kampionatit dhe tani bëhen ndeshjet edhe më të vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është ndeshje shumë e rëndësishme. Për ne është si një finale, siç janë të gjitha ndeshjet. Duam maksimumin. Formacioni? Do bëjmë ndryshime të detyruara, pasi Dëumfour është me kartonë të verdhë. Do kemi dy ndryshime, por kjo varet nga forma që kanë shfaqur lojtarët në ndeshjet e shkuara”, tha Ahmataj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?