Ajax vendos rekord pas fitores në gjysmëfinale ndaj Tottenhamit

Ajax kaloi dje një tjetër mbrëmje magjike në Champions League nën drejtimin e Erik Ten Hag. Holandezët arritën që të fitonin 1-0 ndaj Tottenham në Londër falë një goli të shënuar nga Donny Van de Beek, duke hedhur një hap të sigurt drejt finales së madhe të Madridit gjatë këtij edicioni.

Falë këtij suksesi, holandezët bëhen skuadra e tretë që arrin të fitojë për herë të tretë radhazi në transfertë, në fazën e 1/8-ve, çerekfinale dhe gjysmëfinale. Një rekord që ekziston në formatin modern të Champions League, dhe që është arritur nga Bayern Munich (sezoni 2012/13), Real Madrid (2017/18).

Para se të mundte Tottenham, Ajax arriti që të mundte Realin në “Santiago Bernabeo” dhe Juventusin në “Allianz Stadium”. Skuadra e Ten Hag ka fituar në transfertë edhe ndaj AEK-ut të Athinës, duke arritur në këtë mënyrë në 4 fitore radhazi në transfertë në Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me golin e shënuar mbrëmjen e djeshme, Donny Van de Beek u bë futbollisti i tretë më i ri që shënon në Champions League, në moshën 22 vjeç e 12 ditë. Vetëm Nordin Wooter (19 vjeç 237 ditë) e Mario Melchiot (20 vjeç e 170 ditë) kanë bërë më mirë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?