Ajdareviç shpjegon “divorcin” me AEK: Në Greqi ka gjëra të çmendura
Futbollisti shqiptar i AEK-ut, Astrid Ajdareviç ka dhënë një intervistë të plotë për “gazzetta.gr” ku komenton vendimet e Dimitris Melisanidis, për zgjidhjen e kontratës së tij dhe arsyen se përse AEK ka lënë disa pikë. “AEK është një klubi i madh dhe unik dhe ishte një nder për mua që të vishja këtë fanellë. Është një klubi i madh me fansa të zjarrtë dhe një atmosferë e mrekullueshme. Kam pasur disa momente fantastike në karrierën time te AEK-u. Është një nga klubet më të mira që kam luajtur dhe unë i kujtoj gjithmonë momentet e mira.
Nga njëra anë, jam i trishtuar të largohem, sepse në këto dy vite kam bërë lojëra të mira, e kam dashur vendin dhe ekipin. Nga ana tjetër, ndërsa po luaja në fillim, arrita deri në pikën që të ndihmoja aq sa të mundesha. Nuk ka problem, gjëra që ndodhin. Unë duhet të luaj dhe të kem një kohë të caktuar pjesëmarrje. Në vende si Greqia, ka shumë gjëra të çmendura që ju nuk mund t’i gjeni në Belgjikë, Angli ose Suedi. Nuk mund të mendoj për ndonjë gjë specifike, unë thjesht i referohem gjërave që karakterizojnë Ballkanin. Mua personalisht nuk më kanë bërë përshtypje, sepse edhe unë kam një origjinë në Ballkan.
Ne humbëm shumë futbollistë, ndërkohë që ka shumë presion në ekip. AEK, natyrisht, është mësuar të ushtrojë presion pasi kërkesat janë të mëdha. Siç thashë disa lojtarë u larguan dhe shumë të rinj erdhën dhe trajneri ndryshoi. Kur të ndodhë kjo, duhet kohë, ndërkohë që disa humbje na kanë lënë prapa, por nuk e di se çfarë vërtet të fajësoj.
E ardhmja? Në thelb ajo që ka rëndësi është të kthehesh në shtëpi dhe pastaj të përpunosh propozimet që ekzistojnë dhe të vendosin për të ardhmen, unë nuk ngutem e nuk shqetësohem, mund të kthehem në Suedi, mund të luftoj edhe në një tjetër kampionat evropian, do të shohim se çfarë do të ndodhë “, deklaroi Ajdarevic.
KOHA JONË SONDAZH

