Aksident i rëndë në Kamerun për portierin e ardhshëm të Interit

Portieri i Ajax-it, Andre Onana ka bërë aksident të rëndë me makinë në Kamerun mëngjesin e sotëm, ndërsa ishte duke udhëtuar në rrugën mes Yaounde dhe Doulalas.

Për fat të mirë portieri i ardhshëm i Interit  doli nga makina i padëmtuar, teksa Range Roveri i tij u shkatërrua plotësisht nga përplasja me një makinë fuoristradë.

Onana ndodhet aktualisht në Kamerun për të luajtur play-off-in e Botërorit dhe ndeshja e parë e kombëtares së portierit luhet të premten në shtëpi kundër Algjerisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?