Aksidenti i frikshëm, Lorenzo fluturon në pistë në provat e lira (VIDEO)
Ditën e sotme janë zhvilluar provat e lira për Çmimin e Madh të Tailandës për garat e Moto GP. Provat kanë qenë një tmerr i vërtetë për “Ducatin” ku piloti i tyre Horge Lorenzo ka pësuar një aksident të tmerrshëm. Lorenzo ishte duke marrë një kthesë ku papritur ka humbur kontrollin e motorit duke fluturuar në ajër, por për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetës.
Ai po vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve në spital për tu mjekuar mbi dëmtimet e marra. Ndërsa drejtori i Ducatit pasi pa pamjet filmike tha: “Në përsëritjen e aksidentit është dëgjuar një zhurmë e çuditshme në motor, për këtë mjeti do t’i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm për të parë shkaqet e këtij aksidenti.
KOHA JONË SONDAZH

