Aksidenti tragjik, kampionia ruse e arteve marciale vdes duke bërë dush
Tragjedi në Rusi: Irina Rybnikova, 15-vjeçarja një kampione e arteve parciale ka ndërruar jetë të shtunën pasi ishte duke bërë banjo. Mediat në Rusi shkruajnë se shkaku ka qenë smartfoni, i cili ishte i lidhur në korrent.
Ajo ka rënë pre e një defekti elektrik që ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të saj, ndërkohë që të afërmit e kanë gjetur pa jetë në banjo. Adoleshentja ishte një kampione premtuese në sportin e “Kick-boxx”, një sport që ka lidhje me “boksin”, por nuk ka rregulla dhe ka origjinë që nga Greqi e lashtë.
Dy muaj më parë u shpall kampionë në Rusi ndërkohë që ishte përzgjedhur në ekipin kombëtar. “Ajo po ëndërronte të bëhet kampione Bote”, ka thënë një mik i saj për mediat ruse. /Koha Jone/




KOHA JONË SONDAZH

