Akuzat për përdhunim ndaj Ronaldos, zbulohen dokumentat e reja

Një pyestor i ri i bërë ndaj Cristiano Ronaldos në vitin 2009 mund të ndryshojë tërësisht versionin e pretendimeve për përdhunim ndaj yllit të fubollit.

Sipas pyetsorit që iu bë 33-vjeçarit në shtator dhe dhjetor të atij viti, Cristiano ka ndryshuar përgjigjet e dhëna.

Në versionin e parë, sulmesi i Juventus pretendon se Kathryn i tha se të kryenin marrëdhënie seksuale natën e parë ishte e papërshtatshme, por modelja vazhdoi ta prekte nga pjesët intime.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ajo tha se nuk ishte e përshtatshme për të për seks. Por pavarësisht kësaj, më kapi në pjesët intime,”-tha Ronaldo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në versionin e dhjetorit, pretendohet sipas gazetës gjermane “Der Spiegel”, se futbollisti hoqi pjesë të deklaratës që ishin të rëndësishme duke lënë vetëm frazën: “Ajo më kapi në pjesët intime”.

Kur u pyetën nëse Kathryn bërtiti për ndihmë apo i tha që të ndalonte, përgjigjja fillestare e sulmuesit ishte: “Ajo më tha jo dhe që të ndaloja disa herë”.

Ndërsa në pyetsorin e dhjetorit, përgjigja ishte thjesht: “Jo”.

Gjatë kohës kur pretendohet se ndodhi sulmi seksual, Cristiano Ronaldo sapo kishte përfunduar një lëvizje të madhe nga Manchester United për të luajtur në Santiago Bernabeu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?