FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Akuzat për përdhunim, reagon avokati i Ronaldos: Ja e vërteta e ngjarjes …

Cristiano Ronaldo ka nisur mbrojtjen për akuzat e dhunimit seksual ndaj Kathryn Mayorga. Avokati i portugezit, Peter Christiansen, ka dhënë një deklaratë për shtyp, në të cilën u përgjigjet me vendosmëri lajmeve të javëve të fundit, ku, sipas tij, futbollisti i Juventusit është sulmuar padrejtësisht.

“Kjo fushatë denigrimi e qëllimshme është e bazuar në dokumente elektronike të cilat janë vjedhur dhe janë manipuluar. Nga viti 2015 e deri më sot, shumë studio ligjore në Evropë janë sulmuar nga një “hacker”, i cili është munduar të shesë informacione të rëndësishme, që më pas u është ndryshuar përmbajtja nga persona të papërgjegjshëm”.

Sipas po kësaj deklarate, pozicioni i Cristiano Ronaldos është i njëjtë e njëkohësisht e vetmja e vërtetë. Ngjarja, e cila ka ndodhur në vitin 2009, në Las Vegas, ka qenë një raport konsensual.

Swiss Digital Desktop Reklama

Christiansen ka sqaruar më tej se është e vërtetë që klienti i tij ka paguar Mayorgan, duke ndjekur këshillën e avokatëve për t’u dhënë fund akuzave të bëra kundër tij, por kjo nuk do të thotë se ai ka pranuar që është fajtor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?