Akuzat për përdhunimin e ish-gruas së shqiptarit, reagon Cristiano Ronaldo
Kathryn Mayorga është vajza e cila ka akuzuar për përdhunim së fundmi yllin portugez të futbollist Cristiano Ronaldo. Ajo ka kujtuar mbrëmjen kur ishte në një klub me CR7 dhe sipas saj, ai ka tentuar ta përdhunonte në një hotel në Las Vegas.
Modelja 34-vjeçare është shprehur se ai ka abuzuar me të, por Ronaldo i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat me një status në rrjetet sociale.
“I mohoj kategorikisht akuzat ndaj meje. Unë e konsideroj përdhunimin një krim të neveritshëm dhe që është në kundërshtim me gjithçka që unë jam dhe besoj.I prirur për të pastruar emrin tim, unë refuzoj të ushqej spektaklin e medias krijuar nga njerëzit që kërkojnë të nxisin veten me shpenzimet e mia. Ndërgjegjia ime është e qetë, do të pres me qetësi rezultatet e çdo dhe të të gjitha hetimeve”, ka shkruar portugezi në rrjetet sociale.
Pas diplomimit në 2008, ajo u martua me të dashurin e saj, një barist shqiptar, i cili merrej edhe me rregullim kompjuterësh. Rreth një vit më vonë, çifti u nda dhe Mayorga u rikthye te prindërit e saj. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

