FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Akuzoi arbitrin si hajdut në fushë, presidentin e Milanit e vjedhin pas ndeshjes

Milani u eliminua nga Europa League pas humbjes 3-1 në Greqi ndaj Olympiacos.  Më i hidhëruar nga të gjithë do ketë qenë presidenti Paolo Scaroni, në fakt, sepse jo vetëm pa Milanin e tij të vidhej në Athinë, por u vodh edhe vetë. Sipas asaj që raporton TGCom, Scaroni ra pre e hajdutëve në Milano, në qendër të qytetit. Presidentit kuqezi iu vodh një valixhe me 10.000 euro.

Scaroni doli nga makina duke lënë valixhen, në prani të shoferit, kur një hajdut i hapi makinën dhe rrëmbeu valixhen, duke ikur me vrap, ndërkohë që dikush tjetër pengoi shoferin, i cili po tentonte ta kapte. Më vonë valixhja u gjet e braktisur, ndërsa në të ishin dokumentet, por jo paratë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?