Alaba prezantohet te Real Madrid, merr numrin e Sergio Ramos
Te Reali i Madridit kërkojnë ta harrojnë sa më shpejt Sergio Ramos. David Alaba afrimi i bujshëm i Los Blancos në këtë merkato verore do të mbajë mbi shpinë numrin katër që e ka pasur për shumë vite Sergio Ramos.
Në fjalën e tij Alaba u shfaq shumë i lumtur që është bërë pjesë e Realit të Madridit, duke shpjeguar se përse zgjodhi klubin merengues për të vazhduar karrierën pas largimit nga Bayerni.
“Kjo është një ëndërr e bërë realitet. Reali është klubi më i madh në botë, di të them që mezi po pres të luaj. Numri i Sergio Ramos? Nuk kisha shumë alternativa, ma propozuan të merrja numrin 4, ama e di se çfarë përfaqëson ky numër te Real Madrid.
Nuk kam ardhur këtu për t’u krahasuar me lojtarët e së kaluarës, ndodhem këtu për të vijuar të luaj si Alaba dhe për të dhënë më të mirën time. Zgjodha Realin për t’u rritur si futbollist dhe si njeri. Kisha shumë oferta, por kjo ishte sfida që kërkoja”, theksoi fillimisht Alaba.
E ndiqja Realin kur isha i vogël, ndodhesha në Vienë dhe flitej shumë për këtë klub, ky është shkaku pse jam i lumtur që ndodhem këtu. E pranoj që do të më pëlqente të luaja me Sergio Ramos, të njëjtën gjë mund të them për Varane“, theksoi në përfundim të fjalës së tij David Alaba.
KOHA JONË SONDAZH

