“Alarm” në Itali, Milani do të zbresë me 11 lojtarë të huaj në fushë ndaj Bolognës

UDINE, ITALY - MARCH 18: Stefano Pioli, Head Coach of AC Milan, looks on prior to the Serie A match between Udinese Calcio and AC Milan at Dacia Arena on March 18, 2023 in Udine, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Milani do të luajë në javën e parë të kampionatit në transfertë ndaj Bolognës. E veçanta në këtë ndeshje është fakti se në fushën e lojës do të zbresin 11 futbollistë me kombësi të huaj dhe asnjë prej tyre italian.

Një fakt tronditës për futbollin italian që në vitet e fundit ka vuajtur shumë integrimin e të rinjve në formacion. Sipas një parashikimi të bërë nga “Gazzetta dello Sport”, kundër Bolognës pritet të jenë në fushë 4 lojtarë francezë, dy anglezë, një gjerman, një boshnjak, një holandez, një amerikan dhe një portugez.

Kuqezinjtë kanë bërë një mini-revolucion në merkato, ku pas largimit teë Maldinit të shumta kanë qenë afrimet e lojtarëve të huaj, duke harruar ata italian. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?