Alban Hoxha flet para derbit: Do ja gjejmë “thembrën e akilit” edhe Tiranës

Në konferencën për shtyp për derbin me Tiranën, përpara gazetarëve ka qenë i pranishëm portieri dhe njëkohësisht kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha.

Sezonin e kaluar, pati probleme, çfarë ndryshimi ka me atë sezon?

Ju e dini që unë e lashë vetë shiritin, pati keqkuptim me Moggin. Ne flasim çdo gjë tani me trajnerin drejtorin, se Moggi më shumë nuk ishte. Është krijuar frymë e mirë, ky është ndryshimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra nuk është agresive ndaj palëve të treta…

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka qenë për të gjetur fajtorin. E keni parë që na është ngrënë haku. Këtë vit nuk merremi më me arbitrat. E patë në Laç që na u mohua penallti. Gjëja më e mirë është të punosh.

Partizani i këtij viti apo i derbit të fundit?

Nuk mund ta them kush është më i fortë. Do të japim maksimumin. Po fitove një derbi je më i miri, po humbe nuk bën më.

Mesazhi për ekipin?

Normalisht që unë dua ti motivoj, siç do bëj edhe trajneri, edhe ata që janë më të vjetër në klub. Të gjithë e njohin derbin, deri të premten kemi akoma kohë.

“Thembra e Akilit” e Tiranës?

Çdo ekip e studiojmë, edhe Tiranën. Çdo ekip ka pika të dobëta, shpresojmë t’ia gjejmë edhe Tiranës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?