FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alegri: Kampionati më i bukur, por duam më shumë respekt

Pas titullit të 4-të radhazi te Juventusi, Masimiliano Alegri po mendon vetëm për të ardhmen, e cila sipas tij do të jetë e lidhur me klubin bardhezi. Alegri është i prirur për të dërguar një mesazh në konferencën për shtyp, në lidhje me të ardhmen e tij.

“Përqindja e qëndrimit tim është shumë e lartë, e kam thënë tashmë. Javën e ardhshme do të bisedojmë me klubin për të kuptuar planet për sezonin e ri, por kurrë nuk kam pasur ndonjë dyshim. Nesër do të jetë një ditë historike për Bufon, por edhe për të gjithë ne, në përgjithësi. Pas njëzet vitesh, ai largohet nga Juventusi dhe mendoj vetëm për të festuar. E ardhmja e tij? Bufon, ndërkohë, do të mendojë për të tashmen.

Liverpul dhe Real Madridi do të luftojnë në finale, por nuk kanë qenë protagonistë në ligat e tyre përkatëse. Nuk mendoj se në sezonin e ardhshëm, Juventusi duhet të përqendrohet vetëm te Championsi. Çdo vit me ekipin tonë konkurrojmë për maksimumin në secilin kompeticion. Jemi mësuar të luajmë çdo tri ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne duhet ta komplimentojmë ekipin e Sarrit, sepse kjo ka qenë për ne krenaria e titullit. Me një fitore, Napoli do të ngjitet në kuotën e 91 pikëve. Besoj edhe ata duhet të kenë respekt për këtë Juventus, i cili nuk ka mungesë respekti ndaj askujt”, tha strategu italian.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?