Aleis Sançez rekordmen, shet më shumë fanella se Nejmar i PSG-së
Aleksis Sançez është transferuar para disa javësh te Mançester Junajtid, teksa sulmuesi kilian ka pasur menjëherë impakt në ekipin e ri, duke thyer edhe një rekord.
Shefi ekzekutiv i Junajtid, Ed Uduard ka zbuluar se atmosfera pozitive e gjeneruar nga blerja e Sançez ka bërë që “Djajtë e Kuq” të thyejnë rekordin e shitjeve të fanellave për muajin janar, duke trefishuar shifrën e mëparshme, ndërsa ka konfirmuar se transferimi i tij ka provokuar 75% më shumë trafik në rrjetet sociale se blerja e Nejmar te PSG.
Ai përfiton 400 mijë euro në javë, një shifër që e shlyen mjaft mirë nga imapkti që ka te tifozët. Sanchez ka bërë një impakt të menjëhershëm edhe në fushën e lojës. Ai ka qenë titullar në tre ndeshjet e fundit të Djajve.
KOHA JONË SONDAZH

