Aliji mbetet sërish pa skuadër, Virtus Entella mbyll kontratën me të
Naser Aliji mbetet përsëri pa ekip. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare duket që është një moment tepër delikat të karrierës së tij. Pasi mbylli kontratën me Virtus Entella, e cila ra në Serinë C, tashmë është lojtar i lirë. Gjatë merkatos së verës ai pati oferta nga disa ekipe, kryesisht nga Anorthosis, të cilin ai e refuzoi.
Kjo është hera e dytë që futbollisti nga Kumanova mbetet pa ekip për 6 muaj. Kujtojmë që një vit më parë skuadra Kaiserulauten ia prishi kontratën në ditën e fundit të merkatos. Aliji ka hedhur hapat e parë te ekipi Baden, më pas ka kaluar te Aarau dhe Bazeli.
Ai ka luajtur si profesionist me ekipin U-21 të Bazelit dhe skuadrën e parë, më pas është huazuar një sezon te Vaduzi (2015-2016). Me FC Kaiserslautern gjatë sezonit 2016-217 ka zhvilluar 20 ndeshje ndërsa gjatë këtij viti është aktivizuar me Virtus Entella në kampionatin italian. 24-vjeçari ka qenë pjesë e ekipeve të moshave të Zvicrës nga U-15 deri te U 21-i.
KOHA JONË SONDAZH

