Alisson: Kam qarë kur jam larguar nga skuadra e Romës

Alisson Becker konsiderohet si një prej portierëve më të mirë në botë. Braziliani, i cili po luan tek Liverpooli për momentin, tregoi në një intervistë se ka mall për periudhën e kaluar në Itali me fanellën e Romës, e madje qau kur erdhi zyrtarizimi.

“Të lije Romën ishte mjaft e vështirë. Kam qarë për një kohë të gjatë, së bashku me gruan time. Bëra një zgjedhje profesionale, një hap përpara në karrierën time e Roma mori gjithashtu shumë para. Me kokë vendosa të shkoj tek Liverpooli, por zemra ime ishte mbushur me lot”.

Braziliani foli gjithashtu edhe për ndryshimin mes Serisë A e Premier League, por edhe për ambientimin tek “The Reds”:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndeshja kundër Napolit do të jetë spektakolare, shpresoj të marrim fitoren. Kampionati italian nuk është shumë larg atij anglez, mendoj se intensiteti është më i ulët. Tek Liverpool ndihem shumë mirë, Klopp është trajner i mrekullueshëm. Kur bëra gabimin me Leicester, hyri në dhomat e zhveshjes duke bërë shaka. E menaxhoi situatën shumë mirë, është një njeri i madh”, deklaroi portieri i Liverpoolit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?