Allegri bën shaka me Ancelottin: Ai është profesori, presioni është mbi Napolin
Nesër në mbrëmje do të jetë një ndër provatmë të vështira të Juventusit perfekt gjatë këtij sezoni. Në “Allianz Stadium”, bardhezinjtë do të presin rivalët kryesor për titull, Napolin, që i mundi sezonin e kaluar. Në prag të ndeshjes trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri ka folur për ndeshjen, duke treguar edhe një pjesë të formacionit, ndërkohë që nuk i kurseu lëvdatat për Ancelottin në formë humori.
“Ai është profesori. Tashmë jeni duke e parë dorën e tij te Napoli. Ekipi ka marrë tiparet pozitive të trajnerit të tij. Ne jemi në një moment të mirë dhe do të përpiqemi për të vazhduar në këtë rrugë edhe nesër. Do të jetë një ndeshje e mirë, e cila në nivel të renditjes ka shumë më tepër vlera për Napolin se sa për ne.
Unë dhe Ancelotti? Gjithsecili trajner ka mënyrën e vet të punës, por në fund bëhen llogaritë. Ancelotti ka fituar shumë, unë jam në këtë rrugë. Mendoj se jemi njësoj, pasi vijmë nga e njëjta shkollë. Nëse Dybala do të jetë në fushë? Kam ende për të vendosur. Do të vlerësoj çdo gjë pas stërvitjes së pasdites së sotme. Bernardeschi në këtë kohë është paraqitur mjaft mirë.
Ata që do të luajnë patjetër nga fillimi janë: Szczesny, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro, Pjanic, Matuidi dhe Ronaldo. De Sciglio dhe Khedira do të kthehen në Udine. Gjendja e Cristiano Ronaldos? Ai është shumë mirë, por ka nevojë të përmirësohet ende. Nganjëherë, skuadra duhet t’i shërbejë më mirë, por kjo është pjesë e punës së përditshme në stërvitje.
Cancelo ka cilësi të jashtëzakonshme, është duke u përmirësuar edhe në sulm, jo vetëm në mbrojtje. Aspekti ku ka ende për t’u përmirësuar është vijueshmëria në lojë, sepse herë pas here zhduket”, deklaroi Allegri.
KOHA JONË SONDAZH

