Allegri: Do ta mbroj Dybala-n, Ronaldo shënon me siguri ndaj Sassuolos
Pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve, Juventus do të nis turin e forcës ndaj Sassuolos. Një sfidë interesante për bardhezinjtë që janë në pritje të golit të parë të Cristiano Ronaldos. Trajneri Massimiliano Allegri është shprehur i bindur se sulmuesi portugez do të zhbllokohet në sfidën e nesërme, ndërkohë që strategu italian foli dhe për momentin e vështirë të Dybala-s.
“Ai nuk ka luajtur për shkak të zgjedhjeve teknike në formacion. Në ndeshjen e tretë hyri mirë në fushë. Kualiteti i tij nuk mund të vihet në diskutim, por unë duhet të zgjedh 11 futbollistë. Jam shumë i lumtur për mënyrën se si luajti ndaj Parmës në minutat e fundit, duke treguar një tjetër mentalitet. Tani do të ketë më shumë hapësira për të gjithë Paulo duhet ta rifitojë vendin e tij, ashtu si të gjithë. Nëse luan keq, mediat e masakrojnë. Tani duhet që ta mbroj dhe të gjejë momentin e duhur për të luajtur. Në futboll duhet ekuilibër. Nëse luajnë Dybala, Manduzkic dhe Ronaldo ku luajmë mirë, është gjithçka e thjeshtë, por kur duhet të vrapojmë duhet ta bëjmë të gjithë si ekip.
Ronaldo? Nuk pres asgjë ndryshe nga tre ndeshjet e para. Nuk ka shënuar. Të gjithë presin prej tij, por shënon Mandzukic. Ka punuar mirë dhe me siguri që do të zhbllokohet në ndeshjen ndaj Sassuolos.
Formacioni? Nesër luan Szczęsny, por Perin është gati dhe do të ketë hapësira. Mandzukic do të luajë në sulm, ndërkohë që në mbrojtje Chiellini do të ketë një ndeshje pushim. Në vendin e tij mund të luajë Benatia ose Rugani, të cilët janë në një formë shumë të mirë”, deklaroi Allegri. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

