Allegri: Do të flas me presidentin për ta ardhmen, Messi motivon Ronaldon
Derbi dhe e ardhmja. Në vigjilje të ndeshjes ndaj Torinos, Massimiliano Allegri ka shprehur dëshirën për të vijuar aventurën e tij me kampionët e Italisë, ndërkohë që sipas tij paraqitjet dhe golat që shënon Messi e motivojnë për të ardhmen.
“Duhet të takohemi me presidentin për të planifikuar të ardhmen me qartësi. Duhet të diskutojmë disa gjëra që kanë shkuar mirë dhe ato që nuk kanë shkuar. Ka vend për përmirësime, duhet të shohim edhe idetë e presidentit, që është gjëja më e rëndësishme. Pjesa tjetër është normale.
Ramsey? Luan mjaft mirë me topin, vrapon, një blerje e shkëlqyer për Juventusin.
Messi dhe Ronaldo? Për Cristianon dueli më Messin i jep stimuj. Kemi derbin dhe argjentinasi shënoi golin e 600-të, ndaj CR7 kërkon që të shkojë përpara. Për të ardhmen e Messit nuk e di, por Ronaldo ka edhe disa vite karreirë. Do të jetë e vështirë për të gjetur futbollistë si ata të dy. Nuk janë të ngjashëm, por të ndryshëm dhe shumë të fortë.
Torino? Ka një objektiv të jashtëzakonshëm, prej shumë vitesh nuk shkon në Champions dhe ka mundësi këtë sezon. Duhet të bëjmë një ndeshje të madh, të luajmë mirë taktikisht dhe të jemi solidë, pasi ata janë ekip fizikë”, deklaroi Allegri në konferencën para mediave. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

