Allegri: Dua vendin e parë për të evituar Barçën, ja pse Ronaldo luan gjithmonë
Massimiliano Allegri nuk kërkon t’ia lërë në dorë asgjë fatit apo rastësisë. Trajneri i Juventusit kërkon që skuadra bardhezi të sigurojë vendin e parë dhe për ta bërë këtë gjë duhet të marrë 3 pikët në ndeshjen e radhës ndaj Young Boys.Strategu livornez ka qenë i qartë në mesazhin e tij duke e cilësuar një ndeshje më të rëndësishme se ajo me Interin.
“Young Boys kërkon të bëjë një ndeshje të madhe për të hyrë në histori. Nuk duhet nënvlerësuar asgjë. Të arrish në vendin e parë bën diferencën, për këtë gjë do të japim maksimumin për të fituar.
Kush do të jetë dhe kush do të pushojë? Chiellini do të pushojë, do të jenë Rugani dhe Bonucci në qendër të mbrojtjes. Ronaldo luan. Bentancur do të jetë në fushë, pasi mungon në kampionat, ndërkohë që për të tjerët do të shohim.
Ronaldo nuk mungon kurrë? Nëse nuk do të ishte vendimtare, do të pushonte si të tjerët. Chiellini do të jetë jashtë për shkak të barit sintetik të fushës, ku rrezikon dëmtimin.
Vendi i parë? Do të thotë të evitosh Barcelonën, Cityn dhe Real Madrid”, deklaroi Allegri. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

